Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një bashkëmoshatar. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendrën sportive të Kiafas në Janinë.
15-vjeçar nga Kurdistani goditi me thikë të miturin shqiptar, për arsye ende të paditura. Mediat greke shkruajnë se nga konflikti mbeti i lënduar edhe i mituri nga Kurdistani. Menjëherë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e autorit.
Dy të miturit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin trajtim mjekësor.