Home LifeStyle Shenjat që një grua po vuan depresionin pas lindjes

Shenjat që një grua po vuan depresionin pas lindjes

Pas shtatzanisë mamatë e reja duhet të jenë të lumtura që më në fund do të mbajnë në krah beben e tyre. Por 15% e femrave  kanë vështirësi pikërisht me këtë fazë. Ky njihet si depresioni postpartum. Ja shenjat e tij:

  • Shqetësohen nëse do të jenë mama të mira. Të gjitha e pyesin veten nëse do të jenë mama të mira, por kur kjo kthehet në dyshim atëherë kemi të bëjmë me depresion pas lindjes.
  • Distancohen nga miqtë dhe familja. Gratë që kalojnë depresion pas lindjes kalojnë një fazë ku distancohen nga të gjithë.  Ato kanë frikë të përballen me të tjerët sepse kanë frikë se do të gjykohen.
  • Humbin interesin për gjërat që deri  në atë moment i kanë pëlqyer. Nëse papritur mamatë e reja ndalojnë së bëri ato aktivitete që deri në atë moment i pëlqenin dhe i bënin vazhdimisht. Është e vërtetë që duhet pak kohë për t’ju rikthyer rutinës por nëse kalojnë muaj të tërë atëherë kemi të bëjmë me depresion postpartum.
  • Gratë kur vuajnë nga depresioni postpartum humbin dëshirën për t’u ushqyer. Nëse një grua përjeton ndryshime rrënjësore me urinë pas lindjes atëherë duhet të jetë shqetësuese. Kjo çon në humbje drastike në peshë dhe në energji.
  • Gratë të cilat vuajnë nga depresioni postpartum kanë ide për t’i bërë dëm vetes. Nëse bëjnë vazhdimisht biseda qoftë edhe shaka në lidhje me vdekjen atëherë kjo është serioze.
  • Një nga simptomat është edhe fakti që ato qajnë shumë. Të sjellësh në jetë një jetë të re është shumë emocionuese. Por nëse gratë vuajnë nga kriza të vazhdueshme do të thotë që ka diçka tjetër. 
  • Gratë që vuajnë nga depresioni postpartum kanë probleme me gjumin. Ato ose flenë shumë ose nuk flenë fare. Duhet të kuptoni diferencën nëse nuk flenë ngaqë kujdesen për beben apo nuk flenë sepse vuajnë nga depresioni.
  • Gjithashtu ato nuk mund të përqëndrohen ose të marrin vendime. Të paturit dikë për të cilin duhet të kujdesesh bëhet shpeshherë pengesë për t’u fokusuar.|Bulevard News|
Previous articleFermë kanabisi brenda banesës me vlerë marramendëse, arrestohet adoleshenti shqiptar në Angli
Next articleNdryshimi i Kodit Zgjedhor shtyhet për vitin tjetër, “zhduket” riformatimi i KQZ