Home Kosova Shcolz, Macron dhe Meloni letër për kryeministrin e Kosovës: Zbatimi i propozimit...

Shcolz, Macron dhe Meloni letër për kryeministrin e Kosovës: Zbatimi i propozimit evropian, themelor për paqen në rajon

Presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman, Olaf Shcolz kanë dërguar një letër të përbashkët për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, para takimit që ky i  fundit mban nesër në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Në përmbjatje të letrës, tre liderët europianë kanë mirëpritur deklarimin e Kurtit për propozimin franko-gjerman.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit”, thuhet në njoftimin e publikuar nga zyra e kryeministrisë së Kosovës.

Previous articleËshtë djali i vetëm i familjes, në moshën 15-vjeçare vendosi të bëhej dervish dhe të vishte “rrobën e vdekjes”
Next articleMourinho i jep dhe një tjetër shans Marash Kumbullës