Home Bota SHBA: Boeing e ka ndalur dërgimin e aeroplanave Dreamliner

SHBA: Boeing e ka ndalur dërgimin e aeroplanave Dreamliner

boeingKompania për prodhimin e aeroplanëve e Shteteve të Bashkuara, Boeing, e ka ndalur furnizimin me aeroplanët e tipit 787 Dreamliner për klientët e vet, derisa ekspertët po zhvillojnë hetime për problemet e sigurisë.

Këtë hap kompania e ka shpallur dje, por ka theksuar se do të vazhdoj prodhimin e aeroplanëve.

Njoftimi u bë pasi 50 aeroplanë të tipit 787 Dreamliner, që shërbenin në mbarë botën, janë tërhequr nga përdorimi këtë javë, pas urdhërave nga disa autoritete ndërkombëtare të aviacionit.

Hetimet e sigurisë janë të fokusuara në bateritë e aeroplanëve dhe në sistemin elektrik.

Rreziku nga zjarri në bateritë e tejnxehura është paraqitur si shqetësim themelor për aeroplanët 787, që janë më të lehtë se aeroplanët e tjerë.

Previous articleGruevski: Crvenkovski e di që do të humbasë, prandaj refuzon zgjedhjet
Next articleSë shpejti takimi Jahjaga – Nikoliç