Home Aktualitet Sharkohet prokurori Arjan Ndoj

Sharkohet prokurori Arjan Ndoj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj. Prokurori nuk ka mundur të kalojë kështu procesin e vettingut.

Ndoj nuk ka justifikuar dot pasurinë dhe sipas KPK ka kontakte me personazhe të botës së krimit. Për rrjedhojë ai është shkarkuar në unison nga anëtarët e trupës gjykuese.

Kujtojmë se krahas akuzave publike të kryeministrit Edi Rama, Ndoj u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku.

Në seancën dëgjimore në KPK javën e kaluar pikërisht çështja e atentatit sollën debate mes tij përfaqësuesit të ONM-së Theo Jacobs. Ky i fundit i tha Ndojës së ai shoqërohej me personat e gabuar dhe se ishte fatkeqësi për shoqërinë shqiptare që një person me zgjuarsinë  e tij të bënte këto veprime.

Madje, duke shkuar edhe më tej, Jacobs i tha Ndojës se ai nuk do ta pranonte si pjesë të stafit të tij pasi kishte kontaktet të papërshtatshme.

Sakaq, Ndoj i konsideroi politike qëndrimet dhe sulmet ndaj tij, ndërkohë që kërkoi të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, për të parë nëse ky i fundit po ashtu ka kontakte me persona të botës së krimit.

SOURCEbulevard news
Previous articleJu që hani nga stresi: Ç’mund të bëni për të mos e bërë këtë?
Next articleZgjedhja e Presidentit/ Gjiknuri: Ka me dhjetra propozime, nuk besoj se opozita do emra nga PS