Home Kosova Serbët detyruan babanë shqiptar të zgjidhte cilin djalë duhet të vriste

Serbët detyruan babanë shqiptar të zgjidhte cilin djalë duhet të vriste

Krimet serbe mbi popullsinë civile në Kosovë gjatë luftës kanë qenë të tmerrshme.

Një rast tronditës tregohet nga një i moshuar, të cilit ushtarët serbë i kërkuan që ai të zgjidhte se cili djalë duhej të vritej.

“Njanin tha merre edhe hec ik, u nala pi kshyri e thash cilit mi than, edhe ky Sherifi pom shtyn se ky u kan ma i madh se aj.

Thash o nuk shkoj, tha o po shkon.

Tash um bren, a kom mujt njanin me marr , po ta kisha marr njanin , po ta kisha marr njanin çfarë pasoja masnej kisha pas”, rrëfen Sherifi.

I moshuari, Isa Sherifi, shprehet se të gjithë ushtarët serbë ofendonin dhe shanin kosovarët.

Regjimi spastrues i Sllobodan Millosheviçit kishte si synim eliminimin e çdo jete njeriu në Kosovë, duke shkelur çdo parim dhe rregull lufte.