Home Bota Scholz kryqëzohet pas dërgimit të tankeve në Ukrainë: Pse shkele me këmbë...

Scholz kryqëzohet pas dërgimit të tankeve në Ukrainë: Pse shkele me këmbë parimet?

Kancelari Olaf Scholz po përballet me akuza të shumta nga opozita në Gjermani, pas vendimit për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë. Scholz akuzohet për minimin e parimeve të paqes të përcaktuara në Gjermani në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Politikanët opozitar nga partia AFD thonë se Scholz do të “hyjë në histori si kancelari që ka shkelur me  këmbë parimet e vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.” “Pse po e ktheni veten kundër shumicës së qytetarëve në këtë vend?”, pyetën ata kancelarin Olaf Scholz.

Në përgjigje të akuzave kancelari gjerman tha se qëllimi i këtyre parimeve ishte siguria, bashkëpunimi dhe paqja në Evropë. “Lufta e agresionit të Rusisë është një luftë imperialiste. Kjo është në kundërshtim me parimet. Duhet të jetë e qartë që kufijtë në Evropë nuk do të ndryshohen me dhunë”, u përgjigj Scholz.

Më vonë, kancelari gjerman bëri të qartë se asnjë trupë e NATO-s nuk do të shkelë kurrë në Ukrainë – një parim që është përsëritur shpeshherë gjatë gjithë konfliktit.

“Ne nuk do të dërgojmë trupa tokësore. Nuk do të ketë asnjë pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të trupave të NATO-s në këtë luftë. Nuk do të ketë as dërgesa të avionëve luftarakë në Ukrainë”, vijoi Scholz.

Previous articleKovaçevski: Procesi për anëtarësim në BE nuk është proces i vetëm një njeriu
Next articleMike Tyson në telashe, akuzohet për përdhunim në vitin 1990! 5 milionë dollarë dëmshpërblim