Home Letersi Satirike/ Referendumi nga Sevdail Hyseni

Satirike/ Referendumi nga Sevdail Hyseni

 

 

 

Këndej e matanë Drinit

Sikur deti valë e shkumë,

Çohen shqipet gjithandej

Të kërkojnë Referendum!

 

Në Qafë Thanë e Morinë

E pret rrugën një lugat…

Për t’i nxjerr hiles bisht

Prej Brukselit n’Beograd!

 

Le të kallet krejt Evropa

E të çmendet dhe Ballkani,

Vjen momenti, plas urtia:

-Për një plesht digjet jorgani!

 

Çdo durimi i vjen fundi

Nuk jetohet kështu të ndarë,

Në mes muresh të Berlinit

Me kufijtë ndërshqiptarë!

 

Mirë se vjen Referendum!

T’kemi shpresë dhe motiv,

Veç bashkimit kombëtar

Nuk ka tjetër alternativë!

 

Kush ka tjetër formulim

Le ta thotë: O sot o kurrë!

Erdhi koha të jetojmë

Me një komb e një flamur!

 

Po i pyetëm rend me rend:

Çka thotë Moska e Verona,

Nuk na lënë të biem bashkë

Në një shtrat me gratë e tona!

 

 

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti)