Home Politike Samiti i BE-së, Berisha: Rama dëshmoi se është rreshtuar me Ballkanin e...

Samiti i BE-së, Berisha: Rama dëshmoi se është rreshtuar me Ballkanin e Putinit, ishte si vasal i Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk është vetoja e Bullgarisë ajo që ka penguar çeljen e negociatave për Shqipërinë me BE-në, por se disa shtete sipas tij nuk janë dakord. Sipas Sali Berishës me deklaratat dhe qëndrimet e tij Rama dëshmoi qartë se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit, por me Ballkanin e Putinit.

‘Ky ishte udhëtimi i cili dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapin negociatat, nuk e pranojnë për interlokutor dhe se në mënyrë absolute shkaqet themelore nuk është Bullgaria. Janë disa vende të BE-së të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet. Shqipëria ka shënuar rrokullisje të mëdha. Nuk është vetoja e Bullgarisë për Shqipërinë por është regresi i demokracisë në Shqipëri dhe mos plotësimi i kushteve nga qeveria e Edi Ramës. Ka grabitur mandatin e tretë, rrokullisja në lirinë e mediave. Nëse lexoni deklaratat e Edi Ramës, faktojnë se ky njeri shkoi në Bruksel si vasal i Aleksandër Vuçiç dhe u soll atje sikur të ishte Milorak Dodik, dhe jo kryeministër i Shqipërisë. Rama është i rreshtuar me Ballkanin e Putinit. Ai u shfaq në konferencë me Vuçiçin dhe Kovaçevskin. Asgjë nuk mund ta lidhte kryeministrin e Shqipërisë me atë të Serbisë, përveç fakti se duhet të dëshmonte se ka bërë zgjedhjen e tij.’- tha Berisha.