Home Politike Sali Berisha njofton se ka pritur një delegacion të rëndësishëm në zyrë

Sali Berisha njofton se ka pritur një delegacion të rëndësishëm në zyrë

Sali Berisha prej vitesh në zyrën e tij, përveç Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, pret veçse ndonjë emigrant.

Dhe këtë të shtunë, ka pritur një delegacion të rëndësishëm.

“Takim me përfaqësues të shquar të diasporës tonë në SHBA!

Të dashur miq, pata kënaqësinë e veçantë të mirëpres përfaqësuesit e shquar të diasporës tonë në SHBA, z. Paulin Mrnaçaj, President i Albanian American Advisory Council, Inc., bashkëshorten e tij, zj. Drita Vushaj dhe gazetarin e mirënjohur Beqir Sina.

Në këtë takim unë i shpreha mirënjohjen time të thellë zotit Mrnaçaj dhe miqve që e shoqëronin, për ndihmën e tyre të çmuar ndaj çështjes shqiptare, përmbysjes së diktaturës komuniste në Shqipëri, lirisë së Kosovës, dhe mbështetjen ndaj Partisë Demokratike që nga themelimi i saj deri më sot.

Në takim diskutuam gjerësisht mbi vendosjen e plotë të monizmit në Shqipëri, rrezikun e madh në të cilin ndodhet demokracia shqiptare, bashkëpunimin e PD me diasporën, dhe rolin jetik të kësaj të fundit për shpëtimin e Shqipërisë. Folëm gjithashtu për kërcënimin e madh kombëtar që paraqet për shqiptarët Ballkani i Hapur.

Takimi ishte i hapur dhe miqësor”, shkruan Berisha.