Home LifeStyle “Sa ka ndikuar divorci i prindërve?”/ Rrëfehet Amosi: Nuk dua të them...

“Sa ka ndikuar divorci i prindërve?”/ Rrëfehet Amosi: Nuk dua të them se e kam shijuar, por thjesht…

Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP2” kanë bërë “Loja e memories”, ku do të tregonin detaje nga jeta e tyre personale.

Kur i erdhi radha Amos Zaharisë, banorët e pyetën se sa ka ndikuar divorci i prindërve. Ai u shpreh se nuk ka ndikuar, pasi ka pasur dashurinë e prindërve gjithmonë.

“Me këtë nuk dua të them që divorci është diçka që të gjithë duhet ta mirëpresin. Unë kam patur fatin që jam rritur me shumë po jashtëzakonisht shumë dashuri nga prindërit e mi. Fakti që i kisha prindërit e divorcuar, unë nuk e vuaja fare se lëvizja sa një lagje te tjetra. Kisha dy palë shokë, kisha gjithmonë një lloj variacioni në jetën time që unë nuk dua të them se e kam shijuar divorcin e prindërve, por thjesht nuk e kam vuajtur fare”, tha Amosi.

Previous articlePublikoi audio-regjistrimin e 21 janarit, kërcënohet Artan Hoxha
Next articleU kap me arsenal armësh dhe ‘shtëpi bari’ në Shijak, Krasniqi: Kanabisi jo për grupet kriminale, lekët i dua për operacion! Armët i kam nga viti 1997