Home Bota Rusia dërgon ndihma në Siri, merr qytetarët e vet

Rusia dërgon ndihma në Siri, merr qytetarët e vet

largea_qytetare-rus1361266388Ministria për Situata Emergjente e Rusisë, ka dërguar në Siri dy aeroplan të mëdhenjë, të mbushur me ndihma humanitare.

Zëdhënësja e kësaj ministrie Irina Rossius tha se, këta aeroplan do të ketë mundësi që të marrin mbrapa qytetarët rusë që janë në Siri. Ajo tha se aeroplanët janë nisur të martën me nga 46 tonelata ndihma, duke përfshirë tenda, gjenerator elektrik dhe ushqim.

Aeroplanët pritet të aterojnë në Latakia, në bregun sirian të Mesdheut që të shkarkojnë kargon dhe të fluturojnë pasdite më qytetarët rusë të cilët dëshirojnë ta lënë Sirinë.
Rusia gjatë muajit janar pati dërguar dy aeroplanë në Beirut, për të tërhequr 77 qytetar rus, shumica gra dhe fëmijë.

Previous articlePistorius paraqitet sot në gjykatë
Next articleLama: Thaçi është bërë avokat i Daçiqit