Home Politike Rritet numri i mjekëve për 1 mijë banorë, Manastirliu: Po punojmë për...

Rritet numri i mjekëve për 1 mijë banorë, Manastirliu: Po punojmë për një ofertë punësimi sa më atraktive

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në emisionin Opinion në TV Klan, ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria shqiptare kanë ndërrmarë një seri politikash për mbajtjen e profesionistëve të Shëndetësisë në vend.

Rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të punës dhe autonomia spitalore janë disa prej reformave të ndërrmara në sektorin e Shëndetësisë.

“Lëvizshmëria e mjekëve është një fenomen që e ka prekur vendin tonë, si shumë vende në Europë. Çeshtja është se çfarë po bëjmë ne, çfarë po bën vendi ynë në mënyrë që oferta e punësimit në Shqipëri të jetë sa me atraktive. Investimet që ndodhur këto vite në Shëndetësi kanë ndikuar në mbajtjen e mjekëve në vend, e dyta është rritja e pagave për mjekët dhe infermierët ka qënë dhe do vijoj të jetë në prioritet tona. Ne kemi rritur pagat në masën 63% për gjithë personelin tonë, rritja e pagave do të jetë prioritet edhe në këtë vit do rriten me 6% dhe 40% brenda këtyre 4 viteve ndërkohë që mos harrojmë kemi edhe disa politika të tjera që vijojmë i zbatojmë, bonusi i mjekut 2.5 milion leke i jepet një mjeku nëse punon larg vendbanimit. Kemi edhe një tjetër ligj të ri që pritet të miratohet nga kuvendi, është Autonomia Spitalore e cila do të ofrojë incentiva të tjera dhe një mënyre menaxhimi tjeter në sistemin shëndetësor publik”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri  me dije se aktualisht në vend numri i mjekëve për 1 mijë banorë është rritur.

“Dua të jap vetëm një indikator. Ku kemi qënë dhe ku jemi në raport me numrin e mjekëve për 1 mijë banorë. Nëse në vitin 2012 kishim 1.1-1.2 mjekë për 1000 banorë, sot sipas shifrat zyrtare jemi në 1.93 mjekë pêr 1000 banorë”,– tha Manastirliu.