Home Aktualitet Rriten rastet me COVID-19/ 129 infektime të reja në 24 orët e...

Rriten rastet me COVID-19/ 129 infektime të reja në 24 orët e fundit dhe asnjë humbje jete

Gjatë 24 orëve të fundit vërehet një rritje e rasteve me COVID-19 në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë shënuar 129 raste të reja.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete. Janë kryer 482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 129 qytetarë, në këto bashki:

89 në Tiranë, 14 në Lezhë, nga 4 qytetarë në Krujë, Sarandë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Vlorë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbin, Lushnje, Himarë, Selenicë, Gjirokastër, Korçë.

Janë 678 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          129

Të shëruar në 24 orë       18

Të shtruar në spitale         7

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 482

Testime totale               1,837,710

Raste pozitive                  277,270

Raste të shëruara             273,095

Raste Aktive                         678

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            505

Vlorë               52

Fier                  38

Lezhë                24

Durrës               20

Gjirokastër        10

Korçë                9

Berat                 8

Shkodër            5

Elbasan             4

Dibër                 2

Kukës.               1