Me dy gishtat lart dhe duke parë nga të pranishmit në Kuvend, Sali Berisha teksa po ngjiste shkallët për të marrë fjalën në podium, nuk e mbajtën këmbët dhe u rrëzua. Rrëzimi i tij ka sjellë jo pak reagime në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar edhe ironitë e deputetëve socialistë.
Deputeti Taulant Balla shkruan se ‘non grata, mbetet non grata’.
Ndërsa Erion Braçe, i kërkon që të shkojë në shtëpi, pasi ‘po lë kockat rrugëve’.
‘Po shko o qyq ne shtepi, shko! shko e boll le kockat rrugeve!’- shkruan Braçe.