Home Editorial Rreziku nga desidenca dhe rebelimi i dytë i Olldashit

Rreziku nga desidenca dhe rebelimi i dytë i Olldashit

turiNga Artur Llana / Në mungesë të një fryme opozitare në partinë që drejtoi pushtetin për tetë vite, ditët e fundit ka nisur një shpresë ngazëllimi që po mban frymën gjallë për një desidencë ndaj qeverisjes së Sali Berishës dhe aq më shumë për shkatërrimin që i është bërë PD nga brenda partisë. Këtë shpresë për fat të keq e ka ndezur njeriu që kërkoi të mbulonte me hi, prushin që në të ardhmen do të bëjë flakë të madhe, po pa atë që quhet Sokol Olldashi. I zhgënjyer, i rraskapitur nga intrigat, i lodhur nga paudhësitë e pushtetit, ju desh vetëm një muaj të kuptonte çfarë kishte bërë tetë vite në Durrës. Ju desh të kuptonte se njerëzit që kishte mbajtur pas si klan që shkatërruan PD do ti kishte në krah dhe zhgënjimi e detyroi të fliste për garën po jo për atë që e bëri garën si desident. Ata që e masakruan Durrësin dhe ishin pothuajse të gjithë në krah të tij kërkon të na i bëj desidentë dhe të përndjekur duke i dhënë tashmë statusin politik të kundërshtarëve të Berishës. Desidenca e Olldashit apo e “Kolit tonë”siç e quanin servilet në zyrat ku i kishte emëruar drejtorë, ku i kishte bërë të jargaviteshin me lekët e tenderave nëpërmjet vjedhjes dhe abuzimit, në minifunde sekretarësh, fusha bilardosh apo bixhozxhinj nate, bëhet jo qesharake tani, po e rrezikshme. Drejtorët e tij me në krye Igli Carën e fundosën PD, ndërsa filluan gjuetinë e shtrigave ndaj atyre që kritikonin apo nuk pajtoheshin me këtë moral qeverisës. Pikërisht këtë llum të ardhur nga rrebeshe elektorale si ai i 2005, ai e serviri, si hasude po pa e ditur se një ditë do ti ngelte vetë në fyt. Olldashi nuk mund të bëhet kurrë desident i qeverisjes së PD. Me paratë e pista të tij janë thurur intriga, janë trimëruar injorantë, janë shkolluar debilë, dhe mbi të gjitha janë transformuar në kolonë qeverisje ata që vetë ishin pa kolonë. Desidenca e Olldashit do të kishte vlerë kur ai të mos arrestonte komisionerët që i dhanë fitoren më 2005 për të mos i pasur pengesë si punëkërkues dhe më pas të mbushte ministrinë me kontigjent krimi dhe ordiner në shumicën e rasteve. Desidenca e Olldashit do të kishte vlerë kur ai të mos mbushte ministritë e drejtuera prej tij me tyryfyçka nga Durrësi, me spiunë që spiunllëkun e kishin të trashëguar dhe që të mos kurdiste orët e liga për të mbajtur në detyrë edhe njerëz që kanë qenë me probleme droge dhe janë kuruar si të tillë. Desidenca e tij do të kishte vlerë kur ai të mos krijonte klanin e drejtorëve që përfundimisht do të merrnin peng institucionet në Durrës dhe përfundimisht do ta zhvendosnin selinë e PD në lokalet e Vollgës. Desidenca e tij do të kishte vlerë kur ai të mos e niste bashkëpunimin me Eduard Ndreun nga një makinë e dhuruar për të përfunduar në një traget të blerë si ortakë, apo me një njeri klloun politik dhe me probleme të rënda të trashgimisë duke e kandiduar në Durrës. Desidenca e tij përfundoi te Igli Cara, njeriu që e gjeti në doganë, që kishte frikë të kandidonte dhe më pas e bëri kryetar të PD-së për të shkatërruar këtë të fundit. Desidenca e Olldashit do të kishte vlerë kur ai të mos vendoste kritere palaçosh politikë, duke zgjedhur injorantë dhe duke u jargavitur në ditëlindjet e tyre për t’i parë sekretaret që kishin zgjedhur. Desidenca nuk buron nga imoralët, as nga kriminelet, as nga miti që krijon përreth me plehra, as nga paratë që i ke vënë duke i marrë përqindjen drejtorëve. Po mbi të gjitha ajo nuk mund të quhet desidencë kur imiton gjyshin tënd që qante në burgun që e kishte futur Enver Hoxha në kohën që ky diktator vdiq. Desidencën nuk mund ta bëjë një njeri kur gjyshi i ka sekustruar prona pronarëve dhe nipi ja rikthen. Kjo është e rrezikshme, aq e rrezikshme saqë të duket se në këtë vend kanë ardhur kohë ku do të sundojnë vetëm nipër dhe pjella të atyre që e lanë me gjak. Desidenca e Olldashit është e pandershme pasi ai kurrë nuk ka folur për atin e tij shpirtëror, Sali Berishën. Garën e prishi ai nëse është prishur, dhe Olldashi nuk mund ta lajë mutin me shurrë. Ai thjeshtë po mundohet të justifikojë si mashtrues politik që është, po dhe i pabesë të gënjejë ata që i mblodhi rreth vetes për ti dhënë mburojë politike. Në fushatën e tij brenda partisë ai mblodhi llumin me në krye drejtorët po dhe bizneset që kanë marrë tendera nga Ndreu dhe Doklead Ademi, nga drejtorët që kanë dhënë fonde për bujqësinë në letër dhe janë kthyer në mashtrues, ose që kanë kërkuar karkalecat nëpër fusha për të hedhur miliona në xhepat e tyre. Ai mori atë që meritonte. Erdhi në PD si spiun policie, iku nga ajo kur i treguan dosjen dhe u rikthye për të qenë me dosje policie si mercenarë. Prapë ka për të heshtur pasi dosja që kishte bërë deri 18 vjeç është shumë e vogël pas asaj që ka bërë tani në këtë moshë me ndihmën e Sali Berishës. Ka dhe një problem tjetër që po serviret si natyrë opozitare e Olldashit, madje ai është munduar ta thotë dhe në disa takime këtë gjë. Olldashi na qenka rebel dhe këtë rebelizëm ai do ta shfaqë edhe ndaj pushtetit të majtë. Në fakt rebelizmi i Olldashit është si puna e atij që pjerdh dhe trembet vetë. Ta servirësh në 2013 rebelim kontratën e prishur të Olldashit me Sali Berishën është më shumë se sa turp edhe një lloj rreziku. Përse e them këtë. Olldashi si natyrë ka probleme të rënda psikologjike me veten, formimin e tij dhe aq më shumë me mardhëniet me njerëzit. Kjo nuk ka të bëjë me deftesat apo diplomat që ai ka, po atë që ka treguar në shoqëri, pushtet dhe përfaqësim. Ky i tanishmi mund të quhet rebelimi i dytë i Olldashit. Njëherë ai është rebeluar i ri, në vitin 1994 kur ju bashkua aleancistëve të Cekës. Si i ri e falën shpejtë dhe ai u përkushtua edhe për arsye të tjera në PD. Përkushtimi i tij ka qenë gjithnjë mbi bazën e intrigës, mbi njohjen e shkurtër që ai krijon pasi ata që e njohin gjatë e dijnë mirë se kush është dhe mbi të gjitha me një lloj mbrojtje opozitarizmi. Ai është modeli më i keq i nje njeriu që ka kërkuar të bëjë karrierë duke imituar idealet komuniste brenda PD-së. Rebelimi i dytë i tij duhet të jetë jo ai për të deklaruar një garë të pandershme. Po ai për të thenë pse u bë pjesë e një gare të turpshme, i atij që mblodhi rreth vetes të gjithë drejtorët që i shkatuan humbjen në Durrës PD dhe mbi të gjitha i elementit kriminal dhe ordiner që ai e njihte mirë nga vitet e qeverisjes së ministrisë së brendëshme. Rebelimi i dytë i tij duhet të jetë të tregojë se çfarë tenderash ka marrë urdhër për t’i vjedhur dhe kush i ka marrë. Po këtë nuk e bën dot . Nuke bën dot se është i kapur nga një njeri që e ka parë si atin shpirtëror për të bërë para e shumë gjëra të tjera, për t’u ndjerë i plotfuqishëm në një moshë që kujtimet e hershme e kthyen në hakmarrës dhe intrigant. Ai ishte në PD për t’u hakmarrë po pa e ditur se ndaj kujt dhe hakmarrja e tij i kushtoi të gjithë Durrësit madje edhe më gjërë se kaq. Ai ishte në PD si njeri pa bosht, si njeri që e formuan me shkop hallve dhe tashmë i duhet të heqë nga vetja ose hallvën ose shkopin. Ai nuk mund të jetë kurrë desident dhe rebel pa e gjetur se i ka mbetur shkopi apo hallva. Sa ta gjejë do të jetë një bythec politik!