Home Kosova Rrëmbyen 18-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen dy të rinjtë në Kosovë

Rrëmbyen 18-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen dy të rinjtë në Kosovë

Një 18-vjeçare është rrëmbyer dy ditë më parë në Kosovë nga dy të rinj, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Dy të rinjtë, kanë marrë me forcë 18-vjeçaren dhe e kanë futur në makinën e tyre, ndërsa sipas policisë së Kosovës i kanë shkaktuar dëme fizike 18-vjeçaren nga dhuna që ka ushtruar.

Policia ka arrestuar dy të rinjtë, e identifikuar me inicialet H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21. Vajza është dërguar në spital dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e rrëmbimit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Sipas policisë së Kosovës, 18-vjeçarja është dhunuar edhe disa muaj më parë nga një 34-vjeçari, B .M. Por, 18-vjeçarja nuk ka denoncuar në polici për këtë rast.

Ndaj dy të rinjve rëndojnë akuzat për veprat penale ‘Rrëmbim’ dhe ‘Dhunim’.