Home Sport Rrëfeu penalltinë, Pinilla nuk ndëshkohet

Rrëfeu penalltinë, Pinilla nuk ndëshkohet

largea_pinalla1366185574Komisioni i Disiplinës vendosi të mos e penalizojë sulmuesin e Cagliarit, Mauricio Pinilla, për gjest josportiv, edhe pse rrëfeu se u hodh për të fituar penalltinë në ndeshjen me Interin. Shumë prisnin që kiliani të ndëshkohej me dy ndeshje pezullim pas takimit të së Dielës.

“Kontrollova topin dhe ndryshova trajektore para portës së Interit. Kur ndjeva kontakt sigurisht që u hodha”, rrëfeu Pinilla për Sky Sport Italia.

“Sa herë që dikush të prek në zonën e penalltisë, duhet të tregohesh i zgjuar si sulmues për të fituar 11-metërsh”.

Edhe pas këtij rrëfimi, Disiplina argumentoi se prova filmike tregoi se ka patur kontakt mes dy lojtarëve dhe për këtë arsye nuk mund të merreshin masa ndaj sulmuesit të Cagliarit.

Previous articleBeogradi e cilëson privatizimin e PTK-së si “të paligjshëm”
Next articleAtletico Madrid kërkon talentin James Rodriguez