Home LifeStyle Rrëfehet Princ Harry: Kisha frikë se do të harroja kujtimet me nënën...

Rrëfehet Princ Harry: Kisha frikë se do të harroja kujtimet me nënën time

Princi Harry ka thënë se ai gjithmonë ndihej paksa ndryshe me familjen e tij dhe se nëna e tij e ndjerë ndihej po njësoj.

Duka i Sussex tha se kishte frikë të humbiste kujtimet e nënës së tij Diana, kur filloi terapinë. Ai tha gjithashtu se u sigurua që t’i “mbyste” fëmijët e tij me dashuri për të shmangur kalimin e ndonjë trauma ose përvojë negative nga edukimi i tij.

Harry e përshkroi fëmijërinë e tij: “Ndihesha paksa ndryshe nga pjesa tjetër e familjes sime. ishte një ndjenjë si të jetuar në një flluskë të shkëputur”. Në bazë të këtyre situatave, Hary tha s epo përpiqet të ‘mbysë’ me dashuri fëmijët e tij.

“Si baba ndiej një përgjegjësi të madhe për t’u siguruar që të mos kaloj asnjë traumë apo përvojë negative që kam pasur si fëmijë,” tha ai. Në lidhje me ftesën e Mbretit Chales III për kurorëzimin e tij, Harry nuk zbuloi detaje nëse do të shkonte bashkë më bashkëshorten e tij Meghan.

BBC shkruan se Duka i Sussex tha se kishte frikë se do të harronte kujtimet me nënën e tij, Diana kur filloi terapinë.

Ai gjithashtu tha se u sigurua që t’u falte fëmijëve të tij dashuri për të shmangur kalimin e ndonjë “traume” ose “përvojë negative” nga edukimi i tyre.

Princi Harry e përshkroi rritjen e tij “duke u ndjerë paksa ndryshe nga pjesa tjetër e familjes sime”, dhe kishte një ndjenjë të të jetuarit në një “flluskë” të shkëputur, të cilën terapia e kishte ndihmuar të shpërthejë.  Para një publiku ndërkombëtar online, ai u pyet për përjetimin e një fëmijërie të largët emocionalisht, me mungesë përqafimesh dhe demonstrimi dashurie.

Previous articleNë Tetovë do të shënohet epopeja e UÇK-së
Next articleU kapën duke vendosur baste sportive me telefon, arrestohen 6 persona në Devoll! Nën hetim njëri prej pronarëve të lokalit