Home Sport Ronaldo: Pres me padurim të luaj ndaj Barcelonës

Ronaldo: Pres me padurim të luaj ndaj Barcelonës

ronaldo-300x187Cristiano Ronaldo e pret me shume deshire El Claisicon e pare te gjysmefinales se Kupes se mbretit, qe do te zhvillohet kete te merkure ne Santiago Bernabeu. Ylli portugez beson se Los Blancos kane shanse te medha per te fituar para publikut te tyre, ne nje mbremje te madhe per futbollin spanjoll, por jo vetem. “Ajo eshte nje ndeshje shume e rendesishme dhe e komplikuar. Do te luajme kunder nje prej skuadrave me te veshtira ne bote, ndaj do te jete nje nate e madhe. Luajme ne shtepi ndaj kemi shanse te medha per te bere nje rezultat te mire. Do te na mungojne disa futbolliste te rendesishem per skuadren, lojtare thelbesore, por ky nuk eshte justifikim, duhet te luajme mire pasi e dime se Barcelona eshte nje skuader fantastike. Shpresoj qe te jete nje nate e madhe per ne dhe presim me padurim qe te luajme kete ndeshje te madhe.”

Sulmuesi portugez siguroi pas suksesit te Los Blancos ndaj Getafes se qellimi i tij te thyeje rekordin personal te golave te shenuar brenda nje sezoni me bluzen e Realit.

“Dua te shenoj me shume se sezonin e kaluar. Qellimi im eshte te vijoj me kete ritem dhe te jap me te miren per klubin. Besoj se qe kur kam shkelur ne Bernabeu kam dhene maksimumin tim.”

Edhe pse realizoi nje tregolesh ndaj Getafes, Ronaldo e pranoi se pjesa e pare e madrileneve nuk ishte ne lartesine e duhur, por reagimi ne fraksionin e dyte, pas keshillave te Jose Mourinho, ishte i duhuri. “E nisem takimin te pergjumur, por ne pjesen e dyte pas keshillave te trajnerit reaguam shume mire.

Shenuam kater gola, qe na japin besim per te vijuar me fitore edhe ne ndeshjet e ardhshme.”
Me tregoleshin qe realizoi ndaj Getafes Cristiano Ronaldo parakaloi Radamel Falcaon ne renditjen e golashenuesve me 21 realizime ne 21 jave te Primera Division.

Telashet, Mungesa te rendesishme per Realin ne Kupen e Mbretit
Realit te Madridit do t’i duhet te perballoje te merkuren Barcelonen pa disa prej lojtareve me te rendesishem per te.

Ne sfiden gjysmefinale per Kupen e Mbretit do te mungojne, portieri Iker Casillas, i cili stopohet per tre muaj si dhe mbrojtesi Pepe qe nuk eshte rikuperuar ende. Mourinho nuk do te mund te zbrese ne Bernabeu mbrojtesit Sergio Ramos, Fabio Coentrao dhe Angel Di Maria pasi jane te skualifikuar. Me sa duket fati nuk eshte ne anen e Realit, i cili ka 15 pike diference me Barcelonen ne Kampionat dhe synon fitoren e ketij trofeu.

Mbrojtesi i Real Madridit, Sergio Ramos merr persiper pergjegjesine per ndodhite brenda skuadres Los Blancos. Shtypi spanjoll raporton se pas javes se fundit qe ishte e trazuar per merenguesit, Ramos shfaqet ne rolin e liderit duke folur ne emer te skuadres, e cila sipas tij, i jep mbeshtetjen absolute teknikut José Mourinho. Portugezi duket se i eshte mirenjohes Ramosit per menaxhimin e kesaj situate si dhe shprehet shume i lumtur per faktin se lojtaret qendrojne ne krah te tij per ta suportuar ate.

Portieri Karanka mirepret arritjen e Diego Lopez
Diego Lopez prezantohet si blerja me e re e Real Madridit. Portieri qe u ble nga Sevilla per 3.5 milion Euro u shpreh mjaft i lumtur per kalimin ne skuadren nga ku ai e nisi karrieren duke theksuar se nuk zbarkoi ne Madrid per t’i zene vendin Iker Casillas.

31-vjecar deklaroi se ka raport te mire me te dhe Adan por shtoi se do te shfrytezoje te gjitha minutat qe do ti jape trajneri Mourinho.
Numri dy i Real Madridit, Aitor Karanka, thote se ai eshte i kenaqur me transferimin e Diego Lopez. Ish-portieri i Sevillas eshte rikthyer te klubi i tij i vjeter javen e kaluar, pasi madrilenet humben per disa muaj portierin e pare dhe kapitenin e skuadres, Iker Casillas, per shkak te nje lendimi.

“Situata te ndryshme vijne se bashku. Ai e njeh stadiumin, ka qene ketu me heret, dhe ne e njohim ate personalisht dhe si portier. Ai mund te luaje ne te gjitha garat. Si te gjithe lojtaret, ai eshte ketu per te kontribuar, per te luajtur ne momente vendimtare te sezonit”, ka thene Karanka.

Previous articleRita Rusic, 52 vjeçarja e mahnitshme
Next articleDëshmi të reja për abuzime të britanikëve në Afganistan