Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarë e ekspertët ku u ndal në programin e tij për turizmin. Bejko vuri theksin tek mbështetja që do të ketë bashkia e Tiranës për turizmin malor, duke thënë se do të ketë zero taksë për bujtinat e sipërmarrjet turistike.
Po ashtu Bejko angazhohet për mbështetjen e bizneseve të vogla artizane të cilat janë drejt zhdukjes.