Home Kulture Rikthimi i ‘Prefektit’ rikthen polemikat! Shoqata ‘Tirona Intellectum’: Turp! Aktori Arben Derhemi:...

Rikthimi i ‘Prefektit’ rikthen polemikat! Shoqata ‘Tirona Intellectum’: Turp! Aktori Arben Derhemi: Ore ‘intelektualë’, se kuptoj pse jeni ofenduar ju?

Leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e Mbretërisë. Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti. Aktori që e risolli veprën është Arben Derhemi dhe sipas shoqatës fakti që ky aktor është nga Tirana e bën edhe më të turpshme ngjarjen.

Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.

Me anë të një reagimi, Arben Derhemi shkruan se rrjetet sociale u kanë dhënë të drejtë çdo qenieje “Intelektuhale”, siç i quan ai, të sajojnë çfarë u intereson. Derhemi, i cili është në rolin e Prefektit, shton se nuk e kupton se “ku janë prekur tironcat e vërtetë”.

“Unë e di që ne sot jetojmë në boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhëne të drejtë çdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife ç’i intereson dhe i vjen për shtat, por nuk kuptoj ku i ka prekur këta tironcat e vërtete, leximi qe ne i bëme veprës groteske “Prefekti”, në një këndvështrim tjetër dhe për ta evidentuar si figura historike të madhe. Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi OFJ-ist meritoni vetëm një batute me te cilën mbyllet vepra: “U ulen malet, u ngritën halet”, shkruan Derhemi.