Home Aktualitet Rezultoi i dënuar më parë! Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kandidatin...

Rezultoi i dënuar më parë! Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimin për kandidatin e PD

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin për kandidatin e Partisë Demokratike në Rrogozhinë, Ferdinand Saraçin. ‘Report tv’ mëson se javën e ardhshme Saraçit do t’i merren shenjat e gishtave. Mësohet se Saraçi ka përdorur emrin Fredi, i dënuar me 4 muaj burg në Itali. Për këtë Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar letërporosi në Romë për të kërkuar më shumë detaje për dënimin e Saraçit.

Në formularin e dekriminalizimit të dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhje ka shkruar se është dënuar në shtetin italian me 4 muaj burg dhe gjobë 100 mijë lireta për veprën penale të kryer. Ai është njëri prej 6 kandidatëve të partisë më të madhe opozitare që do të garojë për bashkinë e Rrogozhinës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.