Home Politike Revoltohet Nora Malaj: Do iu hedh në gjyq, si guxoni e shkruani...

Revoltohet Nora Malaj: Do iu hedh në gjyq, si guxoni e shkruani se kam tradhtuar LSI-në dhe Ilirin?

Nora Malaj së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e moderatores Ester Bylyku, ku tha se do të padisë portalet..

Gjatë emisionit Ester, e pyeti pse portalet shkruajnë se ajo është larguar nga LSI, dhe shkoi në Partinë Socialiste.

Kjo pyetje nuk është pritur mirë nga Nora e cila tha se për herë të parë do të nis një proces gjyqësor:

“Lajmi që më thatë është fake news. Për herë të parë nga këto lajme dua të marr ca para, do ta çoj në gjyq, për faktet e padrejta, në këto që quhen pseudo-sulme që nuk kanë ndonjë vlerë, por që qëndrojnë ende në ca gjëra të pavërteta dhe të ulin personalitetin.

Të lutem Ester, më dërgo këto portale që kanë nxjerr këto lajme për mua, se do t`i hedh në gjyq”, tha ajo.