Home Letersi Retina natyre

Retina natyre

Nga Ruzhdi Gole

 

fëmijërisht

për Arlën e Aronin,

Danjën e Drisën,

për të rinj.

 

*.

Ja, përgjumja po vjen ngathët,

ngathët ngat, heq pandoflat,

Diku athët gufon brumi

tej nga himet dhe

nga joshja.

 

Joshet brumi, çdo fletëz fati

aty ngrin, aty ndjek vapën

Ç’është ky brum plot hir

tej hiçit, tek përtyp

hiçin ath ngathët?.

*.

Gjeratore…tej dëbore,

tej dëbore vrrulli vrikth,

Cili shteg prej këmbore

më bëzan nga shpotitë ?

 

 

Gjeratorja me llamba dore

ndrit ngricat në çdo shpellë

u xhvesh trupin nga lëvoret,

kok’poshtë plas hirin dembel.

 

Gjeratorja prej bore,

Shpuzë shpotie,

Gjëzë këmbore.

*

Fikthi – fikthi, hopi – hopthi

Hiri dredh e përdredh

bishtin, nata vjel

fruta kopshtit.

 

Kop’sht i natës xixë retinë

çdo frutnajë kre, fluturim.

 

Hopi hopthi, fikth – fikthi

tej fëmijsh, aty…i gjithi

fruta kop’shti ndan

Zog Artisti…

*

Zhegu nuk vë termometër

kur digjet dhe marroset,

Uji ndin dhimba koke,

nuk pi e pi aspirinë,

Bregu e mat pulsin

me valë joshjesh,

nuk vë grim.

 

Gjethja freskon duart, pranvere

s’mban syze dielli,as dimrit

dorashka, pupthi k’cejnë

duajt, duajt e freskut,

paisjet, pallaskat…

 

Gërmuqja plas ofshamash.

 

Zhegu nuk vë termometër,

duron plot dhimba koke,

Arna fëmije lagjet tona

e plot grim në plagë

fitoret, fundosjet…

*.

Fëmijëri retinash përherë të vegjëlit :

Të lules, të ujit, jo të hirit a gjembit.

Të rrasës lojnash, zëth tej pluhurit –

Me rreze borëra, rrezebotëra

kupëza e gjërit së thurruri.

 

Retina kureshtjesh

Syri i të vegjëlve…

*.

Ajo re atje farëz ftoi,

ajo tjetra, oj jele kali,

prej trandafili më tej

më tej dikush peshkoi

njē re peshku tej zjarrmit…

 

Ajo re atje i flakëroi këpucët,

tjetra i hupi gjithë parashtesat,

Fëmijnie, më mirë, pak humbës

humbës … zbukurue g’njeshtrash…

*.

Reja keq skuqi gishtin, Trembja

ciflosi ajrin, …Ajrin s’e ciflos

asnjë kuje përbindëshi,

s’e djeg as vullkani.

 

Mangalli ngroh e ngjeth riskun. Trembja

nga perëndimi gjatë u fsheh. Vogëlth

agmuan të pikur, paqtë lart, përdhe.

*.

Bari baret fëmijërisht,

Hapësira s’mbyllet

në asnjë unazë

Unaza gishta

nuk ka,

këput

gisht.

 

Qyteti më i kahershëm Librat

mbi unazat e mbi kristalet –

Bari, ende, gjallon fjolla

aq bukur fēmijërisht,

Mituria s’ngjit

piedestale…

*

Shëndet loti qesh … kur ngjizet

lojëra me rrasa e me refleks.

Loti vyshket kur qan … kur

syri s’e njeh syrin vëllamë…

 

Shëndet loja e lotit, loti i syrit-

Fëmijnia dëgjoi shumë  

rrokullimë blojë nga

veshët thatime

të pluhurit…

*

Mirësia, më herët

mbushi miradije

trembëdhjetat,

gemba sysh

sython Ajo…

…Hapësira trillon kometat.

 

Fëmijëria trill i rrallë komete

ende ndezur ndë kujtesë  

me 13 gemba e më të

vogëlthin gjemb…

*

Trupi i fëmijnisë gjithë

thumba bletësh –

Ah, bletëzat

vdisnin,

 

vdesin e puthin

lulemotërza

begatisht

njanëza

tjetrën…

 

Trupi i fëmijërisë – gjembëza…

 

Gjembëza, oj, tis ato rrëngjethje –

Tinëz kojë e grep, çdo koje

shkelën butë vetëm veten…

 

…ah, trupi i fëmijërisë…

begat’ thumb blete…

*

Rrokopujë, rrokopjerthi

Zjarrmi sot skuq

lafshë këndezi.

 

Gurgulesh gurrgullima,

vetullat djeg vetëtima.

 

Era vrapthi shputë- shputë,

trokthi trokë, pusi plumb.                          

 

Mali i mvrejtur e grykëzënë

e ngjit malin veç dy këmbë..

 

Nëpër det vala mbyt valë,

loton kumi,shkuma b’zan.

 

Krisma, shpejt, gjumë shprazje

plagos shkumë, paqton plage.

 

Zjarrmi skuq rrokopjerthi,

grykëzënë Mali,

jo Shpendi…

*

Nadja mbarë, mbath borë,

Guri çarë, thëngjilli qorr,

Psherëtima ujku Uja

një kothere ndajnë

shpejt nën dorë

Vorfnia, buja.

 

Buja shpërndan fjollë-fjollë

noj’ gjurmë, ernë belhollë.

 

Borë mbathur, sa më tutje Nadja.-

Gjepura, hirin na fal nën dorë,

Vorfnia vranësina vragash.

*

Cipë dhe cipëz, oh, blerim blerimi,

Heshtja oj, oj e oh – pre agjërimi.

 

Dimërimi kaplon përtej kaptina kryet

ngrohtë ndihet teksa  numëron yjet,

Yjet, sot, kanë gjithë ato pendesa

janë aq larg nga valët, varrezat.  

 

Blerimi begatë, plot rrëngjethje  

m’i ngacmon trazimet tej,

përtej çdo varreze.   

*

Ç’don me thanë tek çel, çupit

Ajka vlagë dhe ftohma frikë ?.

 

Ç’don me thanë teksa mrrol

një piskamë, verige kollë ?

 

Ç’don me pri një shkrep bujar ?

Sqep orteku, qan gjys’ përrallë…

Çka më sjell ndërmend risk

Hapi i parë … fëmijërisht ?

*

Ndriti Era …

Kush e pa ?

S’e pa as vera…

e Pranvera jo dhe jo,

mjegulla shtizëtjerrura

cipëciptazi më lë ta shoh.

 

Me ardh Vjeshta era mban shall,

a e dini se ajo hedh e përcjell fall ?.

 

Kush i pa kur buburuan bashkë Stinēt ?

Vocërr ngrohin, vocërr ngrijnë papra :

shallin, pyllin gjysh, po jo lëndinën…

*

Pashë nj’iheri ca zymbyla.

Erëra ndolla, ndolla frymëra.

 

Pashë nj’iheri ca përrenj carrokë

herë zbathur, herë toç, pa flokë.

 

Pashë nj’iheri një gufmim kumi,

më la ëndrra, më piku fat gjumi.

 

Pashë nj’iheri ca, plot zymbyla,-

trumba – humba qesh fëmijë

gjithë jetë gjer tek e shtuna…

*

Si ta këqyr, ta këqyr Fjalën,

si t’i ndi krisnajë ca tinguj,

shkronjat miros shkronje ? –

Tek çdo alfabet vale

Përtacia lënë

pasdore…

 

Me helikë fluturon lart Nisja

mbi dredhira e mbi guakë,

Sot  i këqyr të gjitha linjat

tek secila pas pak zbres

ende fluturoj me shtat.

 

Krisnajë, tinguj tejkqyra e Fjalës –

Pylli, ma mënoi falas shpinën,

Fëmijëria – sherbet shalësh.

 

 

U – pu – pu, plot vesnaja turpi

i vogëlth, diç, plot dritëmira

Nisja humbaz – humbaz

sa shkundi plot guakë

drethkla dredhirash…

*

Në të dyja dialektet Fëmijëria

shpejt uli perdet ose shkoi

shportëbosh ose krisi

oj, oj, oj, vojtje osh.

 

Pa e ç’pa…u rrokullis

kur nata vuri karficë,

kur përroi, lum lumi

panë, ç’panë tek

ves’ e gjumthit.

 

Në të gjitha dialektet

Fëmijnia shkruan

fluturon tej

tekstet …

*

Uji i përroit përplas

lehtë-lehtë këmbët,

Gji i prushtë

i ujnave

ushqen

hanën.

 

Hana e urtë – hartë kopësht

mos me e marr zilie m’sysh

kur zbret poshtë përkrahu

e merr noj peshk vocërr,

ndonjë valomë, arushë.

*

Krifë e erës….varg i njohur,

Mos dremit varg, zgjohu!

 

Vark’ e erës, ndih ndigjue,

valëz vera, krodhe  ujesh.

 

Era zbret dhe del në breg

diku zbath, hiçma brekë.

 

Upupu ç’turp me thanë

po askush kokën

s’e bishtnon

mënjanë.

 

Këtë erë nuk e zë asnjë rrufë,

s’ia  puth kush gjinj e buzë

thellë nesh ndigjue ndrit

etje ernash, meteoritë…

*

Bjeshka më përqafon ende

fëmijënia dhe vocërraku

lodërtar, dy herë lodër ,

Bjeshkës s’m’i vuri

stërkëmbësh hija,

Unë detit alp  

s’iu vodha  

mallova

porosi,

postë.

 

Bjeshka më përqafon ende –

Lodërtar miturie aty m’i lë

rrahjet, rojat, reflekset.

*

Nata naton gjatë hauret –

Kokëshkëmbi digjet

kokërdhok kudhre.

 

Kudhra e natës gatitet

rremba gurtat t’i plas,

Shkëmbi me kokërr

hudhre, Keqnaja

mos t’ia grabisë

majat, kalatë.

 

Nata zbardh, zbardhon

herdhjet e reja, hauret –

Fëminia gjer vonë,

vonë…mbi një

kudhër udhe.

*

Ujëvara zënë keq nga grykët

mbyt mbytjesh. Buza e saj

s’ka pirë më ujë të dëlirë,

Oh, Fëmijnia – lulnajë

lutjesh, gryk’rrjedhë

gaz helm në burim…

*

Petkat e petalet shpupuriten pah…

-Mos u zgjat në varg – më tha

dega, – krahu nuk më mba.

 

Mos u lodh për  metaforë ! – më tha

bregu, Ajri ynë alpin – mos u err

kotkoti kur çasti ndjell bimë.

 

Mos mba terre thellë në inde

as ngratë cipë, rimat mos

i mbart murrana qirinjsh.

 

Një varg ku ta lë, vargun ku ta gjej ?.

Duhet vet të shpupuritem asgjë

gjithçkaje… petale kërcenjsh.

*

Shtëpia e së dielës – strehë qetësie,

C‘të bëjmë qetësie: lojë me guakë ?,

Ku gjethnon pema, mnia mënisht

shkrihet, hutaq huton tymi kurbat.

 

Guralecët tej i flakën kanotjeret,

tek çdo fije bari miza del piknik,

veç këtu shkoqiten menjëherë

sherret, shkelin syrin shpotitë.

 

Dy-tri gishta luajmë tastierën

e së dielës,Agu puth çdo ag,                                  

Gjethnon frymëz bota, rrok

e mpleks të tjerët Lojë tej

çdo mnie mbi tymin guak.

*

Deshta me thanë se dal nopran,

nopran i erës, deshta me thanë

rashë kurban, kurban i verës,

deshta me thanë se fryj ca

tam – tam i më së ndjerës.

I së ndjerës kunadhe,

kunadhes me fresk,

me bronke t’vrame                   

begatshëm meje,

re, rrebeshëm

kuje Kujtesë…

*.

Hoka-hoka, më dil tek sqotat,

më dil ledhesh humbahumba,

mos m’i ler murgane mokrat,

mos m’i ler zvjerdh pëlhurat.

 

Xixa – xixa m’i xixo gjethishtet,

m’i  zbardho bardh skulpturat,

n’se ngallmojmë XhamiKishe

nuk lemë mumje ne aventurat.

 

Humba – humba më dil ledhesh,

më dil sqotave veç hoka – hoka

Aventurat janë nj’i vrapim pele

gjer tek xixat, tuhatjet e tortat…

*

Cokë-cokë bjerr Thëllimi,

bjerr bora çukë – çukë,

Me ma marr hajmalia

trimin..do ta deshta

Trimin nj’çik hajdut.

 

Në më marrtë çukë

çuka, do më binte

rreth qafës kosa,

Xixaxixa gjakmi

prej lundrash,

Thirrma thirr

grop’zash..