Home Aktualitet Renditemi të 16 në botë, profesori i njohur rendit arsyet: Pse shqiptarët...

Renditemi të 16 në botë, profesori i njohur rendit arsyet: Pse shqiptarët refuzojnë të vaksinohen

Një sondazh i “Gallup International” i rendit shqiptarët të 16-t në botë për normën e lartë të refuzimit të vaksinave.

Të anketuarve iu bë pyetja: “Vaksinat u jepen njerëzve që të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve specifike. Nëse një vaksinë për të parandaluar koronavirusin do të ishte e disponueshme pikërisht tani dhe pa kosto, a do të ishit ju dakord që të vaksinoheshit?”

Vetëm 34% e shqiptarëve janë përgjigjur “PO”, duke u renditur të 16-ët, mes 20 vendeve që kanë dëshirën më të ulët për të marrë një vaksinë kundër koronavirusit dhe shumë më e ulët sesa mesatarja globale e gatishmërisë për t’u vaksinuar prej 68%.

Në një lidhje skype për “Wake Up”, profesori i Universitetit të Tetovës, Egzon Ademi renditi arsyet pse shqiptarët refuzojnë të vaksinohen.

“Arsyet ndryshojnë nga një shtet në tjetrin dhe këtu hyjnë për shkak të keqinformimit, informimit të pakët, teorive konspirative, zonave rurale, të gjitha bashkë kanë krijuar këtë atmosferë të hezitimit për të bërë vaksinat.

Unë mendoj se sa më shumë vaksina të jenë të gatshme në një shtet, aq më shumë do ndikojë që të ketë një pozivitet në këtë mendim dhe refuzimi do zvogëlohet.

Po lexoja se ata që më shumë ndryshojmë mendje, janë ata që thonë ‘do shohim njëherë, pastaj do e marrim’, pra të lëkundurit.

Për fat të keq, prapë te këto 20 shtete, posaçërisht në këto 3 shtete ku jetojnë shqiptarët, këto të lëkundurit janë shumë pak. Ne jemi: ‘ose nuk e marrim fare, ose e marrim’. Në Amerikë për shembull këto kanë qenë në % shumë të madhe, pra të lëkundurit, pro kanë ndryshuar mendim sapo ka filluar vaksinimi masiv”, sqaroi ai.

SOURCEbulevard news
Previous articleKush është këngëtarja që do të prezantojë ‘Këngën Magjike 2021’, në krah të Ardit Gjebreas?
Next articleBokien Abazi: Ditën e hënë një maturante ka gjetur një fletë votimi në shkollë