Home Sport Real Madrid zyrtarizon supergoditjen e parë të merkatos, kontratë 5-vjeçare

Real Madrid zyrtarizon supergoditjen e parë të merkatos, kontratë 5-vjeçare

Tashmë është zyrtare, David Alaba është lojtari më i ri i Realit të Madridit. Mbrojtësi austriak u largua nga Bayern pas përfundimit të kontratës dhe me skuadrën madrilene ka nënshkruar kontratën që do ta mbajë të lidhur deri në fund të vitit 2026.

28-vjeçari ka qenë pjesë e kampionëve të Gjermanisë që prej vitit 2009, me të cilët luajti në 293 ndeshje dhe realizoi 24 gola, ku fitoi çdo trofe të mundshëm.

Prej muajsh, ai kishte zyrtarizuar largimin nga Bayern, ndërsa tashmë do ta vazhdojë karrierën me një tjetër klub elitar Europian, ku do të synojë të përsërish sërish sukseset e arritura me gjermanët.

SOURCEbulevard news
Previous articleZbardhet dëshmia e autorit që ekzekutoi 25-vjeçarin në Shkodër: Ma kishte sjellë në majë të hundës, më ngacmonte vajzën
Next articleBrukseli duhet të ndryshojë strategji në Ballkan