Home Maqedonia RDK, fushatë nën moton ‘vazhdojmë me ndryshime’

RDK, fushatë nën moton ‘vazhdojmë me ndryshime’

rdkNën moton ‘Vazhdojmë me ndryshime’, RDK zhvilloi ditë më parë në Sallën Universale në Shkup, Konventën Promovuese të kandidatëve për kryetar komunash dhe bartësit e listave për këshilltarë komunalë. Kryetari i partisë Rufi Osmani kërkoi para simpatizantëve votën e tyre, duke thënë se RDK-ja është parti e së ardhmes. Ndërkohë kandidati për Tetovën Izet Zeqiri, u shpreh i vetëdijshëm për problemet me të cilat përballet komuna, dhe tha se do të angazhohet që fondet e komunës t’i shfrytëzoj për të mirën e qytetarëve dhe jo për biznese private.

“RDK-ja definitivisht do të legjitimohet si parti e së nesërmes, e së ardhmes, e shpresës së shqiptarëve. Votoni numrin ‘një’, sepse zoti e bëri të parin, sepse RDK-ja do të jetë partia numër një. Sepse kandidatët tonë janë kandidatët numër 1. Urime alternativa e ndryshimeve”, deklaroi Rufi Osmani, kryetar i RDK-së.

“Një mik kur shpalla kandidaturën për kryetar të Komunës së Tetovës, më pyeti, çka do të bësh, si do ti zgjidhësh të gjitha këto probleme që ka komuna sot. Unë ju përgjigja thjeshtë, unë dalloj nga të tjerët. Unë do të bëjë më shumë për Tetovën. Unë këtë do ta bëj duke qëndruar ballë-lartë, duke mos u bërë servil i askujt. Duke punuar në mënyrë transparente në të mirë të qytetarëve, duke implementuar me ndershmëri të plotë me menaxhimin e fondeve publike, duke u sjellë si kryetarë komune e jo si afarist apo biznesmen. Duke mos bërë tregti me pronën e komunës”, tha Izet Zeqiri, kandidat për Tetovën.

RDK-ja garon në këto zgjedhje lokale me 14 kandidatë për kryetarë komunash, dhe merr pjesë në 25 komuna me lista për këshilltarë.

Previous articleA janë OJF pasqyra e krizës që po përjeton shoqëria jonë?
Next articleKina premton stabilitet e 7.5 % rritje ekonomike