Home Kosova Ramush Haradinaj për Adem Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave ai mbeti po...

Ramush Haradinaj për Adem Demaçin: Gjysmë jete prapa grilave ai mbeti po i njëjti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dhe nderuar kolosin e lëvizjës së shqiptarëve, Adem Demaçin me rastin e ditëlindjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Adem Demaçin nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe.

“Kujtojmë e nderojmë në ditëlindjen e tij, kolosin e lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, Adem Demaçin. Atëherë kur shumëkush ishte dorëzuar, baca Adem ishte më këmbëngulës se kurrë në të drejtën tonë të mohuar.Nuk e thyen as vitet e shumta në burgjet serbe.

Gjysmë jete prapa grilave, ai mbeti po i njëjti Adem; sypatrembur e i drejtpërdrejt.Mirënjohës përgjithmonë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të Atdheut!”, ka shkruar ai.

Previous articlePrej dy muajsh e shtruar në maternitet me diagnozën e rrallë! Mjekët bëjnë mrekullinë, shpëtojnë jetën e nënës dhe foshnjës në Tiranë
Next articleVizita në Tokio, Kumbaro: Në shtator vizitë e turoperatorëve japonezë në Shqipëri