Home Politike Rama videokonferencë me kryeministrat e Ballkanit dhe kancelarin e Austrisë: Plani ekonomik...

Rama videokonferencë me kryeministrat e Ballkanit dhe kancelarin e Austrisë: Plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto ne profilin e tij ne Facebook ku njofton se mbledhja e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, me pjesëmarrjen e komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, po zhvillohet online në datën e paracaktuar.

Në postimin në facebook Rama shkruan se Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.

Videokonferenca ka të bëjë me garantimin e aksesit të vendeve të rajonit në tregun Europian Për Importet mjekësore gjatë luftës me virusin.

Gjithashtu është folur dhe për mbledhjen e Këshillit Europian që do të mbahet javën e ardhshme dhe do të diskutohet për vendimmarrjen për çeljen  negoicatave anëtarësimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Postimi i Ramës

 MBLEDHJA E KRYEMINISTRAVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR ME KANCELARIN E AUSTRISË, SEBASTIAN KURZ, ME PJESËMARRJEN E KOMISIONERIT PËR ZGJERIMIN, OLIVER VARHELYI, PO ZHVILLOHET ONLINE NË DATËN E PARACAKTUAR

 GARANTIMI I AKSESIT TË VENDEVE TË RAJONIT TONË NË TREGUN EUROPIAN PËR IMPORTET MJEKËSORE GJATË LUFTËS ME VIRUSIN

 PLANI EKONOMIK I REAGIMIT NDAJ PASOJAVE TË LUFTËS MBI BIZNESIN E MBI PUNONJËSIT E SEKTORIT PRIVAT, TË DETYRUAR TË RRINË NË SHTËPI DHE KONTRIBUTI I BE PËR VENDET E RAJONIT TONË NË KËTË REAGIM

 MBLEDHJA E KËSHILLIT EUROPIAN JAVËN E ARDHSHME, KU DO TË DISKUTOHET EDHE VENDIMMARRJA PËR ÇELJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIM ME SHQIPËRINË DHE MAQEDONINË E VERIUT

 SHQIPËRIA KA VEPRUAR SHPEJT E SAKTË NË MARRJEN E MASAVE SHTRËNGUESE DHE NDËRKOHË QË LUFTA VAZHDON, PLANI EKONOMIK I REAGIMIT NDAJ PASOJAVE PO MERR FORMË

SOURCEBulevard News
Previous articleTreporti ishte qyteti me pozicion ndërmjetës e ndërlidhës midis zonave të brendshme dhe bregut
Next articleShkon në 55 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri