Home Politike Rama takon sekretarin e OECD: Konfirmoi praninë e tij në Samitin e...

Rama takon sekretarin e OECD: Konfirmoi praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë

Teksa ndodhet në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann.

Ai ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram dhe njofton se Mathias Cormann i ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në Samitin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë.

“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.” shkruan Rama krahas fotos.

Previous article16-vjeçari preket me virusin e ri RSV/ Alimehmeti: Është rast unik, nuk ka pse të…
Next articleHagë/ Ish-krerët e UÇK-së dalin para Speciales