Home Politike Rama: Japonia të jetë më e pranishme në rajonin tonë, bashkërisht dënojmë...

Rama: Japonia të jetë më e pranishme në rajonin tonë, bashkërisht dënojmë agresionin rus në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria dhe Japonia kanë bashkuar forcat për të mbështetur Ukrainën.

Në një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, në Tokio, kryeministri Rama foli për bashkëpunimin për të dënuar agresionin rus në Ukrainë.

“Ne jemi bashkë në Këshillin e Sigurimit dhe siç thatë ju, ne kemi bashkuar forcat për të mbështetur Ukrainën dhe bashkërisht dënojmë agresionin rus. Është një shkelje totalisht e papranueshme e së drejtës ndërkombëtare dhe një sulm totalisht i papranueshëm ndaj integritetit territorial të një vendi tjetër. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë krah për krah me miqtë dhe aleatët japoneze në Këshillin e Sigurimit dhe jemi shumë të nderuar që e bëjmë këtë”, tha Rama.

“Siç e përmendi kryeministri, ne e kemi parë me shumë interes strategjinë e Mbrojtjes Kombëtare që ai ka bërë dhe i shpreha vlerësimin tim më të thellë për këtë dokument të thellë që mbulon çështjet e kësaj kohe të vështirë në një mënyrë shumë frymëzuese”, u shpreh Rama.

Në fund, kryeministri Rama ftoi homologun japonez për të vizituar Shqipërinë.

Previous article“Dëshmia nga Elvis Mata për ÇEZ? Një mashtrues i përzënë nga LRI”, Meta shpërthen në të qeshura kur pyetet për SPAK: S’pengoj urdhrat e partisë
Next article“Edhe prapa diellit të shkojë, Rama nuk do të shpëtojë”/ Berisha: Shqiptarët të bashkohen nesër para Parlamentit