Kryeministri Rama e nisi fjalën në Kuvend duke folur për gratë dhe vajzat. Duke nisur nga numri i lartë i grave në qeverisje deri tek rastet e ndrydhjes dhe mohimit të të drejtave bazë të vajzave Rama u ka kërkuar deputeteve në sallë pa dallim partiak të bëhen misionare në betejën për barazi.
“I nderuar Kuvend i Shqipërisë me një ndjenjë të posaçme mirënjohjeje dhe përgjegjësie para të gjithë shqiptarëve pavarësisht nëse kanë votuar apo jo për PS kam këtu për të kërkuar votëbesimin.
Kjo qeveri do të hyjë në histori si qeveria me përbërjen me të madhe të grave. Jam krenar që kjo shumicë e ka çuar para përpjekjhen për t’u dhënë grave dhe vajzave vendin e merituar. Kjo është një nga ato gjëra me rëndësi që koha u jep gjithnjë e më shumë rëndësi. Por thënë kjo dy gjëra të tjera duhen thënë. Tejkaklimi i shkallës së barazisë, 50-50 nuk ka qenë qëllim.
Raporti i përmbysur nuk ishte pikënisje e qëllimshme siç ishte në kabinetin e parë për shembull. Por ishte pikëmbërritja e nartyshme. Ministret u përshtaten më mirë startit të mandatit të tretë. Siç faktori gjinor nuk ka qenë shtysa, nuk do të ketë asnjë plus. Rezultatet do të tregojnë kohëqëndrimin e tyre në kabinet. Beteja e luftës gjinore është ende shumë e hapur. Ka ende shumë forca diskriminuese që veprojnë në shoqëri.
Nuk janë të rralla rastet tregjike të dhunës, e të dhunës ekstreme. Ngjarjet tronditëse janë të frikshme. Kudo në territorin e vendit. Dua të uroj që të gjitha gratë e pranishme, pa dallime partiake ta ndjejnë nevojën për t’u bërë misionare në këtë betejë.”