Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja që tronditi Greqinë sot, ku burri qëlloi për vdekjen gruan e tij me 8 plumba në një tavernë në zonën e Larisës.
Raportohet se gruaja kishte kërkuar të ndahet prej tij dhe çifti ishte në proces divorci. Një prej pjesëtarëve të ekipit që po merret me ekzaminimin e trupit të viktimës deklaroi se ajo u qëllua në këmbë, gjoks dhe kokë. Plumbi që ka marrë në kokë ka qenë fatal për të.
Vassilis Letsios tha për protothema.gr se 43-vjeçarja ishte kthyer në fshatin e saj 4- 5 muaj më parë për të ndihmuar në biznesin e vëllait të saj i cili pas problemeve me shëndetin ndodhet në një qendër rehabilitimi.