Home Kuriozitete Pyetja që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë...

Pyetja që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

Intervistat e punës mund t’ju bëjnë mjaft nervozë, sepse kurrë nuk e dini se cilat janë pyetjet që do tju drejtohe. Por imagjinoni nëse jeni duke u intervistuar nga CEO i Tesla dhe Space X , personi më i pasur në botë Elon Musk.

Sipas mediave të huaja, Elon Musk sigurohet që të gjithë procesin ta vështirësojë edhe më shumë me një pyetje specifike që ua bën atyre që ka përballë. Pyetja e famshme u zbulua nga një inxhiniere mekanike, Tanya Zakoëich përmes llogarisë së saj personale në TikTok.

Pyetja është kjo: “Ju jeni duke qëndruar diku në sipërfaqen e Tokës. Shkoni një milje në jug, një milje në perëndim dhe një milje në veri. Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?”.

Duket se njerëzit kanë mbetur të hutuar se cila mund të jetë përgjigja e saktë, ndërkohë rreth 4000 njerëz kanë dhënë versionin e tyre, ku përgjigja e saktë është Poli i Veriut sipas Ashlee Vance që shkroi biografinë e Elon Musk.