Home Kronika Publikoi audio-regjistrimin e 21 janarit, kërcënohet Artan Hoxha

Publikoi audio-regjistrimin e 21 janarit, kërcënohet Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se ka marrë kërcënime pas publikimit të audio-përgjimit të Gardës në protestën e 21 Janarit të vitit 2011.

Në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga, Hoxha tha se kërcënimet “që kalojnë çdo normë etike” kanë shkuar në adresë të bashkëshortes së tij.

Ai tha më tej se me bashkëshorten ka diskutuar për të denoncuar rastin, por nuk e ka bërë pasi s’ka besim te prokuroria.

“Diskutimi im me bashkëshorten time këto ditë ishte për shkak të kërcënimeve që i kanë ardhur dhe e kalojnë çdo normë etike. Unë jam i mësuar dhe jam i pandjeshëm, por bashkëshortja më tha ta kallëzoj këtë çështje në prokurori.

Por unë i thashë se unë në prokurori nuk po zgjidh dot këtë çështje që është me kaq rëndësi, jo më të zgjidh diçka timen personale dhe ndërkohë që ka edhe ngjarje të tjera.

Kjo u bë për shkak se hyri në ciklonin e politikës. Unë kam ndjekur shumë kolegë në media dhe mendoj se në punën tonë mbrojtja numër një është profesionalizmi dhe sa korrekt jemi ne me punën që bëjmë. Kjo është gjëja e parë që të mbron.

Këto ditë ajo që më shqetëson më shumë nuk është kërcënimi, pasi ndonjëherë kjo më bën përshtypje kur nuk më shkruan njeri, më është kthyer në lakmus.

Më bezdis dhe më mërzit pjesa që njerëz që i njoh shumë mirë më thonë që të bëj kujdes, ose më thonë mos dil natën, mos dil vetëm, bëj kujdes se çfarë pi, kujdes se ku ulesh.

Unë mundohem të mos i marr seriozisht këto gjëra. Por kur t’i thonë disa veta atëherë kjo nis të të bëjë përshtypje. Nënvlerësimi që i bëj kohës është kjo që politika të bëj punën e tij”, theksoi gazetari Hoxha.

Previous articleAltin Lala beson te Sylvinho: Shqipëria të ndjekë shembujt e Kroacisë dhe Marokut
Next article“Sa ka ndikuar divorci i prindërve?”/ Rrëfehet Amosi: Nuk dua të them se e kam shijuar, por thjesht…