Home Sociale Pse makinat janë një vend i përshtatshëm për të qarë?!

Pse makinat janë një vend i përshtatshëm për të qarë?!

Nga Kristo Huta
Ndoshta një histori veçanërisht prekëse, ose zhgënjimi pas grindjes me bashkëshortin. Ndoshta një këngë që na kujton një të dashur që ka vdekur, ose një ditë e keqe në punë. Ndoshta thjesht jemi lodhur.
Cilido qoftë shkaku shumë prej nesh qajnë në makinë. Te qash ne makinë eshte diçka shume personale. Eshtë një vend çuditërisht soditës, qe ka kontroll të temperaturës dhe zakonisht një sistem të mirë audio. Shpesh jemi vetëm, jemi larguar nga puna ose shtëpia, ose jemi në një udhëtim të gjatë, duke siguruar një liri të rrallë që shtrihet në muzikën ndjellëse që zgjedhim.
Për shumë njerëz, muzika është një shkak i madh. Dihen përgjigjet e thella emocionale që njerëzit kanë kur dëgjojnë muzikë, me shume në shtëpi, e pas saj në makine.
Njerëzit ndonjehere kanë më shumë të ngjarë të dëgjojnë muzikë që është dëshpëruese ose qe u kujton atyre përvoja të trishtueshme. Ata madje e bëjnë ketë me qëllim, duke deshiruar një “te qarë të mirë” kur është e nevojshme.
Ndërsa ne mund të jemi teknikisht vetëm në makinë, ne nuk jemi të padukshëm. Ka ndodhur më shumë se një herë qe na ka tërhequr vemendjen ndonje shofer duke qare në trafik, duke ju shmangur shikimit tone për të ruajtur privatësinë e tij. Megjithatë, ne ndihemi të mbrojtur në automjetin tonë.
Në të vërtetë është një vend i sigurt, i mbrojtur. Edhe nëse jemi në një trafik të ngarkuar dhe njerëzit janë vetëm pak metra larg, fakti që ekziston një pengesë e zërit dhe ne nuk mund të bashkëveprojme me këta njerëz na jep një siguri psikologjike.
Ndërsa të qash vetëm është katartike, te mos harrojme se per njerëzit ndarja e ngarkesës me një mik apo profesionist mund të jetë tepër domethënëse. Megjithatë, njerëzit nuk duan gjithmonë mbështetje, një përqafim ose një kujtesë për të “gëzuar”. Ndonjëherë, thjesht duam të jemi të trishtuar në kushtet tona. Dhe, kjo është në rregull.
Se fundi, qarja ne makinë mund të jetë terapeutike.
Shumë gjëra ndodhin në makinë, nëse lotët vërtet fillojnë të rrjedhin, ndaloni makinen. Me pas vjen qetesia…..
SOURCEbulevard news
Previous articleRrugëdalje
Next articleOrganizoj aktivitet në kundërshtim me masat anti-Covid, policia gjobit shtetasin nga Durrësi