Home LifeStyle Pse e festojmë Shën Valentinin që na zbrazi xhepat?

Pse e festojmë Shën Valentinin që na zbrazi xhepat?

E festojmë, harxhohemi për të blerë dhurata dhe shterim idetë e organizimeve romantike me partnerin vit për vit.

Sa herë dalim në qytet, jemi të bombarduar me oferta festive për ditën e të dashuruarve apo siç e njohim tanimë të gjithë: Shën Valentinin.

Por si i mbeti botës në derë kjo festë?

Dita e Shën Valentinit festohet për çdo vit me 14 Shkurt dhe origjinën e ka nga feja e Krishtere, e që për qëllim ka të nderojë një shenjt me emrin Valentinus.

Kjo festë njihet si një ngjarje e rëndësishme kulturore, fetare dhe komerciale në festim të romancës dhe dashurisë romantike në shumë regjione të botës, edhepse nuk është festë publike në asnjë vend.

Thuhet se Shën Valentini ishte një shenjt nga Roma që lidhte në martesë ushtarët të cilët e kishin të ndaluar të martoheshin dhe më pas ai u burgos.

Legjendat rreth festës janë të panumërta, por ajo që dijmë është se filloi të marrë formë feste për dashurinë në shekullin e  18-të në Angli, ku të dashuruarit ia shprehnin njëri tjetrit ndjenjat duke dërguar lule dhe kartolina romantike.

SOURCEBulevard News
Previous articleDyshime për arratisjen e Dritan Dajtit, shtohen masat në spitalin e burgut
Next articleMinistrja Kushi: “Kërkoj angazhim maksimal për monitorimin e mësimit”