Home Kuriozitete Pse besojmë në fenomene paranormale dhe fantazma?

Pse besojmë në fenomene paranormale dhe fantazma?

Nëse shumë njerëz besojnë ende në të mbinatyrshmen dhe në fantazma, është faji i të menduarit arkaik. Këtë pohon psikologu Christopher French i Universitetit Goldsmiths në Londër. Sipas teorisë së tij, mijëvjeçarët e evolucionit e kanë farkëtuar trurin në mënyrë që ai i konsideron të besueshëm edhe shpirtrat që ngrihen lart, vetëm për t’i dhënë një shpjegim asaj që sheh.

Ne jemi të aftë për dy lloje të të menduarit, atë reaktiv për të marrë vendime aty për aty dhe atë të arsyetuar, që kërkon kohë. Për aq sa mund ta konsiderojmë veten qenie racionale, metoda jonë e preferuar është e para, sepse është ajo që na ka lejuar të mbijetojmë si specie.

Tendenca për të parë lidhjet mes gjërave edhe nëse ato nuk ekzistojnë, për shkak të nevojës krejtësisht njerëzore, për të gjetur gjithmonë shkakun për atë që po ndodh dhe pareidolia, pra predispozicioni për të njohur fytyrat ose objektet në gjëra (si p.sh. kafshët në retë në qiell), rezultati është se kur nuk duket të ketë një arsye logjike për diçka që shohim ose dëgjojmë, nga një hije në mur deri në një zhurmë në papafingo, ne besojmë në paranormale për ta gjetur atë.

Previous articleKultivuan kanabis në malet e Krujës, merr fund arratia disa-vjeçare e 2 vëllezërve
Next articleShkatërrimi i infrastrukturës energjetike, ukrainasve u kërkohet të largohen nga vendi për të kursyer energjinë në dimër