Home Bota Protesta të dhunshme, vritet një polic, merren peng 79 efektivë të tjerë

Protesta të dhunshme, vritet një polic, merren peng 79 efektivë të tjerë

Një oficer policie ka mbetur i vrarë ndërsa 79 të tjerë janë marrë peng gjatë protestave në provincën jugore Caquetá të Kolumbisë.

Dhuna shpërtheu të enjten pasi banorët bllokuan kompleksin e kompanisë së kërkimit të naftës Emerald Energy. Ata kërkonin ndihmën e saj për riparimin dhe ndërtimin e rrugëve të reja në zonë.

Një civil u vra gjithashtu dhe nëntë punëtorë të fushës së naftës u morën peng së bashku me oficerët e policisë.

Presidenti kolumbian Gustavo Petro tha se shpresonte se ata do të liroheshin “në mënyrë të njëanshme” përpara çdo përshkallëzimi të dhunës dhe kërkoi ndihmë mjekësore nga Kryqi i Kuq.

Shumë nga protestuesit janë banorë ruralë dhe indigjenë që duan Emerald Energy të ndërtojë infrastrukturë të re rrugore rreth zonës San Vicente del Caguan.

Previous articleÇ’janë “Idet” e Marsit?
Next articleNdërron jetë politikani i njohur, dyshohet për vetëvrasje