Home Politike Protesta e 6 dhjetorit, përfundon takimi i Ilir Metës me Sali Berishën

Protesta e 6 dhjetorit, përfundon takimi i Ilir Metës me Sali Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në selinë e PD mëngjesin e sotëm, ku është takuar me kryedemokratin Sali Berisha. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, teksa në dalje, kreu i PL nuk është prononcuar, por ka falënderuar mediat.

Takimi vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 dhjetorit, ndërkohë që në fokus të diskutimeve pritet të jenë dhe primaret, aksioni opozitar dhe zgjedhjet e 14 majit. Më 6 dhjetor në Shqipëri do të zhvillohet Samiti i Liderëve të BE-së me Ballkanit Perëndimor.

Previous articleMumifikimi egjiptian s’kishte për qëllim të ruante trupat, zbulon ekspozita e re
Next articleKurti tregon detaje nga takimi në Bruksel: Në fund kam bërë edhe një përpjekje, Vuçiç nuk pranoi