Home Sport Prokuroria nis hetimet për Dukën: Nën akuzë për vjedhje e korrupsion te...

Prokuroria nis hetimet për Dukën: Nën akuzë për vjedhje e korrupsion te FSHF

Prokuroria ka nisur hetimet për presidentin aktual të FSHF-së Armando Duka.

Organi i akuzës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”.

Një ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, kërkoi një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit”.