Goditet një rrjet trafiku nga Prokuroria e Tiranës që trasportonte drogë nga Gjermania ne Zvicër.
Në hetim mësohet se janë dy persona të përfshirë, ku mes tyre eshte edhe një zyrtar shtetëror, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Bëhet fjalë për një grup trafiku të dënuar në Zvicër, ndërsa nga hetimi i autoriteteve zvicerane dhe gjermane kanë rezultuar dhe dy shqiptarë të përfshirë, njëri prej të cilëve zyrtar shtetëror.
Nga të dhënat paraprake mësohet se përmes një letërporosie është nisur hetim për bashkëpunëtorë këtu nga ana e Prokurorisë së Tiranës.