Home Slideri Projekti i Portit të Durrësit, Meta denoncon: Mos blini apartamente! Aferë e...

Projekti i Portit të Durrësit, Meta denoncon: Mos blini apartamente! Aferë e pastër korruptive, ka si synim grabitjen e parave

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas përfundimit të konferencës për shtyp me gazetarët ka bërë thirrje në rrjetin e tij social Facebook lidhur me apartamentet në Portin e Durrësit.

Sipas tij, ky projekt ka një mungesë transparence si dhe nuk ka të bashkëngjitur asnjë memorandum, kontratë, apo informacion lidhur me shpërndarjen e të ardhurave.

Meta shton se kjo është thjesht një aferë e pastër korruptive e cila ka si synim të vetëm grabitjen e  parave.

‘MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!

MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE!

I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja.

Në mungesë të plotë transparence, për këtë të ashtuquajtur Projekt, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave.

Është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon t’ju grabisë paratë dhe asgjë më shumë!

U bëj thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.’- shkruan Meta.

Postimi i Metës në Facebook