Raundi i dytë për procesin e Presidentit dështoi! Sot në Komisionin për Çështjet Ligjore u shqyrtua procesi i kandidaturave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka deklaroi se edhe në këtë raund nuk kishte asnjë propozim.
‘Edhe për këtë raund nuk ka kandidatura, raundi i dytë quhet i kryer.’- tha Bushka.
Mbledhja tjetër do të njoftohet pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve. Sot do të mbahet seanca plenare në 18:00, edhe pse nuk ka emër nga dy palët.