Home Politike Presidenti Bajram Begaj zbardh takimin e rëndësishëm në Vatikan dhe porosinë që...

Presidenti Bajram Begaj zbardh takimin e rëndësishëm në Vatikan dhe porosinë që i ka lënë: Ja çfarë i kërkova Papa Françeskut

Gjatë vizitës së tij në Vatikan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dhënë një intervistë për ‘Il Tempo’, ku ka rrëfyer se ka kërkuar nga Papa Françesku që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kreu i Shtetit  shqiptar ka theksuar se kjo njohje do  të ndihmonte  akoma më shumë përpjekjet për dialogun Prishtinë-Beograd,  që po udhëhiqet nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

“Roli i Papës dhe i Selisë së Shenjtë është shumë i rëndësishëm për të shtuar vëmendjen e BE-së dhe të Perëndimit, jo vetëm për të ruajtur paqen në Rajonin e Ballkanit, por edhe për të siguruar të ardhmen Evropiane të Ballkanit.

Në këtë pikëvështrim sigurisht i kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet, pasi kjo njohje do të ndihmonte akoma më shumë përpjekjet për dialog Beograd-Prishtinë që po udhëhiqen sot nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”- është shprehur Presidenti Begaj.

Previous articleRrënjët politike familjare dhe prirja e votimit në Bashkinë Tiranë
Next articleRusia kundërshton tërheqjen e trupave nga Ukraina si kusht për bisedime