Home Bota Premton më shumë armë për Ukrainën, Stoltenberg: Nëse Putin ndalon së luftuari,...

Premton më shumë armë për Ukrainën, Stoltenberg: Nëse Putin ndalon së luftuari, ne do të kemi paqe

Ditën e sotme, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një fjalimi në asamblenë parlamentare të NATO-s në Madrid, tha se ata duhet të dërgojnë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën nëse duan paqe.

Ai shtoi se nëse Presidenti rus, Volodymyr Putin, ndalon së luftuari paqja do të mbizotërojë jo vetëm në Ukrainë dhe Rusi, por në të gjithë botën, raportonjnë mediat e huaja.

“Nëse duam një zgjidhje politike paqësore të konfliktit, ne duhet të ofrojmë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Sepse nëse Putini ndalon së luftuari, ne do të kemi paqe. Nëse Zelensky dhe ukrainasit pushojnë së luftuari, Ukraina si një vend demokratik do të pushojë së ekzistuari”, tha sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Previous articleShkrime motivues mbi letrat higjienike, japonezët “shpikin” metodën e parandalimit të vetëvrasjeve
Next articleZbardhen detajet: Si ish-bashkëshorti vrau me thikë 37-vjeçaren shqiptare dhe të dashurin e saj 23-vjeç