Home Kronika Prej një jave i shtruar tek “Infektivi”, ndërron jetë nga Covid mjeku...

Prej një jave i shtruar tek “Infektivi”, ndërron jetë nga Covid mjeku i njohur

Ndërron jetë mjeku i përgjithshëm që shërbente në spitalin e Përmetit, Rustem Keko 75 vjeç.

Mësohet se mjeku kishte një javë i shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa ditën e sotme ka humbur betejën me Covid.

Nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese të kolegëve, ndërsa shprehen: “Puna e tij, kurajoja, humanizmi, misioni dhe shpirti i lirë do kujtohen nga të gjithë mjekët, kolegët, nga çdo përmetar. Lamtumirë doktor Rustemi, fytyra e qeshur e mjekësisë përmetare”.

Keko ka shërbyer më parë edhe si drejtor i Spitalit të Përmetit.

/a.r

SOURCEbulevard news
Previous articleMutacionet e covid-19/ Nga humbja e oreksit tek të dridhurat, studimi i fundit zbardh misteret e këtij virusi
Next articleOperacioni i bujshëm nga SPAK sot në Krujë, reagon sërish ambasadorja Yuri Kim dhe ka një mesazh për shqiptarët