Nga Daniel R. Depetris, Newsweek
Një muaj e gjysmë nga mandati i tij, si duket politika e jashtme e Presidentit Joe Biden ?
A është e njëjtë me me paraardhësin e tij?
A është administrata e tij e hapur për t’i bërë gjërat ndryshe, apo strategjia e madhe e SHBA-së do të mbetet e kapur në kthetrat e ftohta dhe të forta në përparësitë e çdo fushe?
Përkrahësit e zjarrtë të Presidentit Biden tregojnë për një ndryshim dramatik të tij nga katër vitet e mëparshme. Për këtë, ata me siguri kanë të drejtë. Biden i ka marrë parasysh të gjithë vërejtjet e politikës së jashtme duke iu referuar rindërtimit të aleancave dhe partneriteteve amerikane.
Këshilltarët e tij në Departamentin e Shtetit, veçanërisht Sekretari i Shtetit Antony Blinken , ka nënvizuar se sa të vlefshme strategjikisht mund të jenë marrëdhëniet tradicionale të SHBA-së në Europë dhe Azi ndërsa Uashingtoni ndjek konkurrencën me Kinën në sfera të shumëfishta.
Duke folur në mënyrë thelbësore, administrata e Biden ndërmori disa lëvizje të hershme për t’i vendosur Shtetet e Bashkuara në një kornizë shumëpalëshe; menjëherë pas marrjes së pushtetit, Biden iu bashkua me marrëveshjes së klimës së Parisit, u angazhua përsëri me Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe shprehu qëllimin e tij për t’u ribashkuar në marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Në Rusi, qasja e Presidentit Biden nuk mund të ishte ndryshe nga administrata e mëparshme. Shtëpia e Bardhë e përshkroi thirrjen e parë telefonike të Biden me Presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar si një bisedë të ashpër dhe pa kuptim.
Biden, ndryshe nga Trump, nuk do të lavdërojë homologun e tij rus në daljet e tij publike ose do të bëjë thirrje për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.
Substanca aktuale e politikës amerikane ndaj Rusisë, megjithatë, nuk ka evoluar aq shpejt sa ndryshimi i pushtetit në Uashington.
Ndërsa administrata e Biden sanksionoi zyrtarët rusë si hakmarrje për helmimin e aktivistit rus të opozitës Alexei Navalny, kjo nuk është e njëjtë si vendosja e kufizimeve ekonomike ndaj Kremlinit që është një zhvillim kryesor në politikën e SHBA-së. Administrata e Trump sanksionoi 273 subjekte ruse gjatë kohës që Trump ishte në detyrë. Qasja e Biden për problemin e Rusisë ka të ngjarë të varet nga e njëjta qasje e
Administratës së Trump, gjatë katër viteve në Shtëpinë e Bardhë: më shumë sanksione mbi ekonominë ruse, sulm kibernetik të herëpashershëm, vendosja e trupave të SHBA-së në Balltik dhe mundësia e hapur për dialog.
Gjatë fushatës, ekipi i politikës së jashtme të Biden ishte kritik i ashpër ndaj strategjisë së presionit maksimal të administratës Trump mbi Iranin – për disa arsye të mira.
Mundësia e Teheranit për të përdorur programin e tij bërthamor nuk është aq e thjeshtë sa të trembësh blerësit e huaj për të ndaluar importimin e naftës iraniane, duke u përpjekur për kërkesa të vështira, joreale dhe duke punuar për të falimentuar ekonominë iraniane.
Iranianët, gjithmonë rezistentë ndaj diktateve të huaja, zgjodhën t’i rezistojnë presionit të SHBA-së duke rritur presionin për aktivitetet e tyre bërthamore, raporton abcnews.al
Në kohën kur Trump u largua nga detyra, rezervat e uraniumit të Iranit ishin dymbëdhjetë herë më të larta para se Uashingtoni të tërhiqej nga marrëveshja bërthamore.
Biden foli për kthimin në tryezën e negociatave me iranianët dhe në mënyrë të përsëritur thekson se ai është më se i lumtur të rikthehet në marrëveshje nëse Irani fillon të plotësojë përsëri angazhimet e tij. Një grup i nivelit të lartë të negociatorëve SHBA-së do të mblidhet për të zgjidhur çështjen. Megjithatë, e njëjta strategji e presionit maksimal të Biden mbetet në fuqi .
Asnjë sanksion i epokës Trump nuk është hequr. Kredia prej 5 miliard dollarësh që Irani po kërkon në Fondin Monetar Ndërkombëtar mbetet e ngrirë, një produkt i Uashingtonit që vazhdon të bllokojë kërkesën.
Ndërsa administrata e Biden po lejon diplomatët iranianë të vendosur në Nju Jork për më shumë liri për të udhëtuar. Ndërkohë, fluturimet simbolike amerikane B-52 në Gjirin Persik po vazhdojnë sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Në fakt, dikush mund të jetë aq i guximshëm sa të deklarojë se politika e SHBA-së në Lindjen e Mesme është e njëjtë si dikur. Afërsisht 900 trupa amerikane janë ende të vendosur në pjesën lindore të Sirisë për të ruajtur burimet e naftës, me patrullime të herëpashershme, trajnime dhe misione, raporton abcnews.al
Ndëshkimi i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman u la mënjanë nga Biden, administrata e Biden duket se është aq e përkushtuar për të mbrojtur Arabinë Saudite sa ishte administrata e Trump.
Forcat amerikane në Irak vazhdojnë të jenë në një varg sulmesh me raketa nga milicite shiite në vend – dhe avionët luftarakë amerikanë vazhdojnë të hedhin bomba si kundërpërgjigje.
Mbështetësit e Presidentit Biden mund të heqin dorë nga nocioni se politika e jashtme e Biden është e ngjashme me atë të Trump.
Në fund të fundit, kanë kaluar vetëm 6 javë që nga marrja e pushtetit.
Megjithatë, faktet janë fakte: Politika e jashtme e SHBA-së sot është e ngjashme me politikën e djeshme të SHBA-së. (Sonila Backa, abcnews.al)