Home Opinion Policia institucioni më i besueshëm?! A sikur…..

Policia institucioni më i besueshëm?! A sikur…..

Nga Arsen Rusta

Policia institucioni më i besueshëm? Faktet tregojnë të kundërtën.  Në çdo grup kriminal, policët o marrin para e bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh! Pra sikur nuk e shohin dhe dëgjojnë ose janë vetë grupi kriminal dhe sistemojnë provat pas krimit.

Kanabisi mbi 50 efektiv të përfshirë e dokumentuar. Kontrabanda mbi 20. Vrasjet me pagesë mbi 10 efektiv. Aksidentet rrugore manipulimet me ekspertizat dhe provat, të arrestuar në flagrancë 5.

Kalimi paligjshëm i kufirit, etj etj arriti sa shkriu e një drejtori.  Kjo nuk është policia që i duhet as dreqit. Aq më tepër me drejtorë kontrabandist, gjobaxhi, e njerëz me vese! Lagjet e qyteteve, rrugicat, hapësirat “publike” kontrollohen nga krimi me bekimin e shefave të komisariateve dhe inspektorëve.

Ka tetë vite që droga e sekuestruar as asgjësohet publikisht si dikur dhe as informohet se çfarë ndodh kur gjykata vendos asgjësimin. 2014 është hera e fundit me 1.6 ton. Policia e komunitetit është kthyer në OJF mjeshtrish që marrin para projektesh me ca foto fëmijësh në shkolla.

Xhaketat e vjetra?! Thjesht treguan se RENEA e FNSH përtej aftësive të veta për tu admiruar dekonspiruan një operacion ku flitej për jetë njerëzish. Policia sot rezulton jo vetëm e pabesueshme, por Agjencia e mbikëqyrjes policore e ka treguar me fakte se si çdo ditë kap ushtar të mafias në radhët e bluve! Në sa kohë? Në më pak se dy vite❗

⛔Shyqyr që Nuredin Dumani s’është më i lirë se me siguri, ndonjë polic “hero” do e kish vrarë.  ⛔Jo si një kriminel e vrasës më pak në liri, po për ti mbyllur të vërtetat përgjithmonë si dosje pa autor për llogari të eprorëve me kollare. Rrëfimi i Dumanit për Blutë pritet të jetë fiks Policia që  si duhet as mafias së qytetarëve ju ka bërë naftën.